Transmetuar më 22-11-2020, 22:22

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shqiptar nga Kosova, Meda, njofton se ka humbur tezen e tij.

Ai ka publikuar një foto pranë tezes, duke shkruar se do e ruajnë gjithmonë në zemër.

Postimi i këngëtarit në rrjetet sociale

“U ndave nga ne por malli dhe dhembja per ty kurre nuk do te shuhen tezja ime. Gjithmone do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene lamtumire, do te dua edhe me shume se sa te kam dashur! Zoti te dergofte në Xhehnet! Ceremonia e varrimit do te behet sot ne ora 15:00 ne varrezat e Hajvalise”, ka njoftuar Meda.