Transmetuar më 23-11-2020, 12:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, ku për pasojë ka humbur jetën një grua 40-vjeçe, ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

Në aksident janë përfshirë një kamion që është përplasur me një makinë, ndërsa shkak është bërë parakalimi i gabuar i automjetit.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Trajler”, me një mjet tip “Opel”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. /e.a/noa.al/