Transmetuar më 23-11-2020, 13:27

Pika kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur ditën e nesërme për shkak të një greve të paralajmëruar nga pala greke.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët kërkojnë që të lëvizin drejt vendin fqinj, se ditën e martë deri të mërkurën në mëngjes, kufiri do të jetë i bllokuar.

Sipas njoftimit për shkak të protestës së punonjësve të doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Ndërkohë, përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. /e.a/noa.al/