Transmetuar më 23-11-2020, 15:07

Koronavirusi shpesh ka rezultuar fatal për jetën e të moshuarve dhe atyre që kanë pasur sëmundje të tjera.

Por në Greqi ka ndërruar jetë një i ri i prekur nga Covid, dhe pa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ai është 25-vjeçari me emrin Theodore Pavlidis, me banim në zonën Serresi.

Madje mediet fqinje raportojnë se ai gëzonte shëndet të mirë përpara se të infektohej.

Greqia është duke u përballur me një valë të dytë të egër të pandemisë, e cila ka vendosur në vështirësi të madhe spitalet e vendit. /k.k/noa.al/