Transmetuar më 23-11-2020, 15:19

Autoritetet shëndetësore raportojnë se 12 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë që janë regjistruar edhe 645 raste të reja dhe 353 qytetarë janë shëruar nga virusi i rrezikshëm. Po ashtu, mësohet se janë kryer 1.542 testime.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 34.940, nga 132.728 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 926.

Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618. /e.a/noa.al/