Transmetuar më 23-11-2020, 15:34

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Romë janë nën hetim për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në makinën e shërbimit gjatë turnit të natës.

Çifti, ai rreth 50 vjeç dhe ajo rreth 40 vjeçe, ishin me shërbim në zonën e Cassias, të caktuar për të patrulluar pranë kampit rom në rrugën "Tor di Quinto".

Megjithatë, pasi kanë mbërritur në vendin e shërbimit, të dy harruan detyrën dhe kryen marrëdhënie seksuale në makinë në një natë pasioni, duke bërë një gabim të rëndë.

Makina, një “Fiat” ishte e fikur, por oficerët kishin harruar të fiknin edhe radion, gjë e cila bëri që kolegët në repart të dëgjonin gjithçka.

Njëri prej tyre njoftoi eprorët duke bërë që tashmë policia të nisë një verifikim për shkelje të etikës në punë. /e.a/noa.al/