Transmetuar më 23-11-2020, 15:57

Spanja është një ndër vendet më të goditura në Europë nga pandemia.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se plani kombëtar i vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) do të fillojë në janar.

Sanchez theksoi se vaksinimi do të zbatohet në 13.000 zona në mbarë Spanjën.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullatës” – mund të vaksinohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Plani më i detajuar pritet të shpaloset nesër.

Ai tha se në Spanjë shkalla e të sëmurëve në 100.000 banorë në 14 ditë ka rënë nën 400.

Spanja sot ka filluar të kërkojë test negativ të PCR-së për shumicën e udhëtarëve, që arrijnë përmes rrugëve ajrore dhe detare.

Masa mbulon ardhjen nga 65 vende, përfshirë pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian (BE).

Rajoni verilindor i Katalonjës ka zbutur disa nga kufizimet e ashpra, për baret dhe restorantet, apo edhe për ngjarjet kulturore të vendosura nga mesi i muajit tetor./a.m/NOA.al