Transmetuar më 23-11-2020, 19:27

Më shumë se një vit vrasjes së një shqiptari 20 vjeçar në Vorsfelde në Gjermani, policia e Wolfsburgut kërkon ndihmën e publikut për të arrestuar dy të kërkuarit.

Që nga tetori 2019, prokurori publik i Braunschweig dhe policia e Wolfsburgut kanë kërkuar për autorët e dyshuar, 30-vjeçarin Orgest Kurteshi dhe bashkëpunëtorin e tij 25-vjeçar Eglis Veraj, të akuzuar për vrasjen e ndodhur më 13 gusht 2019.

“Të dy shtetasit shqiptarë janë ende në arrati“, – tha zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus.

Dyshohet se pas krimit ata janë larguar nga Gjermania.

Hetuesit shpresojnë se pas publikimit, do të vihen në gjurmë e autorëve të dyshuar./a.m/NOA.al