Sot u shënua numri më i lartë i viktimave nga Covid-19, në vendin tonë.
Kanë qenë të shumta reagimet nga aktorë politikë e socialë, të cilët bëjnë apel për kujdes maksimal.
Ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili me anë të një shënimi në rrjete sociale, apelon për kufizim të takimeve të panevojshme.
Ai thotë se mosha më e prekur është 65-74 vjeç, ndaj dhe ne të rinjtë duhet që të mendojmë për ta dhe të mos ua marrim jetën pa e merituar.
Sipas numrit dy të qeverisë, secili duhet të bëj të tijën:
“Të mbroj veten duke kufizuar takimet, pezencën në kafe, klube dhe restorante, qendra tregtare, pazare etj”, – thotë Braçe.
“Kështu mbron edhe familjen, prindërit, fëmijët”, – u shpreh ai, në sugjerimet sesi duhet vepruar në këtë periudhë të vështirë.
Postimi i plotë i Braçes
ME RENDE E ME VESHTIRE SE SOT,
NUK KA QENE ASNJEHERE NE 9 MUAJ!
A DO REAGOJME APO
DO I LESHOHEMI SEMUNDJES?
Gjithcka e kishim dhe e kemi ende
NE ne dore;
E di qe eshte e veshtire keshtu,
por DUHEN KUFIZUAR PATJETER
TAKIMET JASHTE SHTEPIE!
Vec punes me masat e njohura te sigurise-Maske, Distance, Higjene, cdo gje tjeter duhet kufizuar;
Kemi refuzuar mbylljen,
cfare skemi thene kunder saj,
po i rezistojme nje mbylljeje te re tani,
ama vete, secili prej nesh,
duhet te bej te tijen:
TE MBROJ VETEN DUKE KUFIZUAR TAKIMET, PREZENCEN NE KAFE, KLUBE, RESTORANTE,
QENDRA TREGETARE, PAZARE ETJ;
Keshtu mbron edhe familjen, prinderit, femijet,
te afermit!
Shihini numrat;
Mosha me e prekur tani eshte
65-74 vjec!
Prej nesh qe duhet te kujdesemi per ta,
prej nesh qe hyme e rrime me ore kudo
e percjellim infeksionin ne shtepi, tek ta!
PO UA MBYLLIM JETEN PA E MERITUAR ASPAK KETE QE PO U BEJME ME HARRESEN NDAJ TYRE,
ME PAPERGJEGJSHMERINE TONE QE GODET ME TE PAMBROJTURIT!
A e mban dot kete barre kaq te rende per gjithe jeten?;
E kishim ne dore ti shpetonim por i vrame per nje kafemuhabet tek klubi i lagjes!/a.m/NOA.al