Transmetuar më 24-11-2020, 12:20

Një i ri shqiptar është dënuar në Worcester të Anglisë, pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Klodjan Lici punonte më parë si barman, por ai vendosi të heqë dorë nga puna e ndershme dhe të merret me kultivimin e kanabisit në banesën ku qëndronte.

24-vjeçari u arrestua në Korrik, kur policia angleze bastisi shtëpinë e tij dhe zbuloi 57 bimë kanabisi.

Mbrojtja tha se i riu shqiptar e kishte kuptuar gabimin, ndërsa mendonte që paratë e fituara t’ia dërgonte familjes në Shqipëri.

Duke marrë parasysh 4 muajt e paraburgimit, gjykatësi e dënoi me 18 muaj burg, 6 muaj monitorim elektronik dhe 140 orë punë vullnetare.

/S. H   /NOA.al