Transmetuar më 24-11-2020, 15:18

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ka pasur një ulje të lehtë të rasteve me koronavirus, me një numër prej 609 persona pozitivë, nga 1.590 testime të kryera, ndërkohë që autoritetet shëndetësore raportojnë për 13 të vdekur.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 35.549 raste, nga 134.318 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste vdekjesh gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 21.746 raste. /e.a/noa.al/