Transmetuar më 25-11-2020, 12:28

Në një ceremoni të organizuar në një ambient të hapur, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Haxhi Bardhyl Sytari, i cili humbi jetën para pak ditësh në Turqi i sëmurë nga koronavurusi.

Në të vërtetë, babë e bir ishin bashkë në Turqi, djali ia doli të shërohej, por i ati nuk mundi të kthehej sërish në Shkodër.

Ceremonia mortore e të ndjerit është zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen shumë qytetarëve, edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, Myftiu ka edhe një mesazh.

“Falënderim e mirënjohje! Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë", – shkruan ai mes të tjerash në një postim në Facebook. /e.a/noa.al/