Transmetuar më 25-11-2020, 17:12

Australia përgatitet që t’u kërkojë atyre që vijnë nga jashtë se duhet të jenë të vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19 përpara se të futen në këtë vend.

Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt tregoi në një intervistë televizive se vaksinimi dhe një karantinë e ngushtë dy javore do të jenë kushtet e nevojshme për të hyrë në Australi.

"Ne presim që njerëzit që arrijnë në Australi të vaksionohen ose të karantinohen.

Me rezultatet premtuese të provave të vaksinave, Australianët mund të fillojnë të marrin doza që nga Marsi", tha ai.

Që nga marsi, Australia ka mbyllur kufijtë e saj nga pjesa tjetër e botës, me një ndalim të përgjithshëm të hyrjes për jorezidentët dhe me rekomandime të forta për qytetarët kundër çdo udhëtimi jashtë vendit.

Vendi ka patur sukses relativ në mbajtjen e koronavirusit, duke regjistruar deri më tani, nga një popullsi prej 25 milionë, pak më shumë se 27,800 raste dhe 907 vdekje që nga përhapja e pandemisë.

Hong Kong mbyll lokalet për herë të tretë

Hong Kong do të mbyllë përsëri bare, klube të natës për herë të tretë këtë vit përballë një rritje të re të rasteve. Sekretarja e shëndetësisë Sophia Chan e ka bërë të ditur këtë lajm, raporton Guardian.

Autoritetet po rihapin gjithashtu qendrën e përkohshme të trajtimit Covid pranë aeroportit. Hong Kong regjistroi sot 80 raste të reja, duke e çuar totalin e infeksioneve që nga fillimi i vitit në 5,782. Ka 108 vdekje.

SHBA, 2,100 vdekje të tjera në një ditë

Dje në Shtetet e Bashkuara viktimat e Covid-19 ishin 2,100, numri më i lartë që nga 6 maji i kaluar kur ishin 2,611. Për Universitetin Johns Hopkins, infeksionet në vend që nga fillimi i pandemisë janë 12,589,221 dhe vdekjet 259,874.

Në Japoni, rritja e infeksioneve është shqetësuese

Qeveria japoneze nuk parashikon një mbyllje të re të shkollave, pavarësisht rritjes së fundit të infeksioneve Covid-19 në vend.

Ministri i Arsimit, Koichi Hagiuda tha gjatë një konference për shtyp, duke shpjeguar se ekzekutivi ka nxitur shkollat ​​të qëndrojnë vigjilente në lidhje me rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, por përjashton urdhrat e përkohshëm për një bllokim të mësimit, siç ndodhi në fund të shkurtit.

Ministri njoftoi se qeveria do të rishikojë udhëzimet për miratimin e ventilimit adekuat gjatë muajve të dimrit dhe se testet tradicionale të pranimeve në universitete do të bëhen rregullisht në janar dhe universiteteve do t’u kërkohet të marrin masat e duhura kundër virusit. /k.k/noa.al/