Transmetuar më 26-11-2020, 10:46

Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka pasur një pjesëmarrje masive në sallë, ku kanë qenë më shumë se dhjetë deputetë, në shkelje të plotë të masave dhe urdhrit të nxjerrë nga Komitetit Teknik i Ekspertëve për mos lejimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona.

Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi ai që ka sjellë në vëmendje në këtë fakt, duke i kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi një shpjegim për këtë situatë.

“Z.Kryetar, ju anuluat seancën e kaluar dhe thatë përmes ekspertëve që nuk lejohet që të mblidhen më shumë se 10 veta. Sot në kuvend jemi gati 120 veta. Unë do doja një shpjegim në lidhje me këtë. Sepse nëse  njerëzit, qytetarët apo drejtorët tuaj në të gjithë sistemin administrativ, ju shohin juve që e bëni këtë veprim dhe ata bëjnë veprime të tjera, nuk ka kuptim", – tha Gjuzi në Parlament. /e.a/noa.al/