Transmetuar më 26-11-2020, 13:31

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka njoftuar se është në fazën e fundit të zhvillimit të lejes së udhëtimit, një leje digjitale shëndetësore për rihapjen e sigurtë të kufijve.

IATA ka deklaruar se mbështet dhe përpjekjet e organizatave të tjera në përdorimin e mjeteve elektronike që do të ndihmojnë në rihapjen e sigurtë të trafikut ajror ndërkombëtar të goditur nga pandemia e koronavirusit.

“The Commons Project” është një tjetër kompani teknologjike, që ndodhet në fazat e fundit të zhvillmit të CommonPass, e ngjashme me IATA Travel Pass.

Provat e para të këtij sistemi të ri do të kryhen në fund të këtij viti, ndërsa i gjithë sistemi është planifikuar të implementohet në tremujorin e parë 2021.

IATA gjithashtu tha se mbështet Manualin për Testimin dhe Masat e Menaxhimit të Rrezikut Kufitar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO).

Ky dokument jep qeverive mundësinë të kryejnë vlerësimin e rrezikut bazuar në përdorimin e programeve të testimit.

IATA gjithashtu ka bërë thirrje për testimin sistematik të të gjithë udhëtarëve ndërkomëbtarë, si dhe ngritjen e infrastukturës së nevojshme që duhet të jetë:

Qeveritë të ketë mundësi për verifikimin e vërtetësisë së testeve dhe identitetin e atyre që e paraqesin

Linjat ajrore të kenë aftësinë për të siguruar informacion të saktë për pasagjerët e tyre dhe të vlerësojnë nëse pasagjerët e tyre përmbushin kushtet për të fluturuar

Laboratorët të kenë mundësi të lëshojnë certifikata digjitale të cilat do të njihen nga qeveritë

Udhëtarët të kenë informacion të saktë se ku mund të testohen dhe vaksinohen, dhe si ta paraqesin në mënyrë të saktë këtë informacion te kompanitë ajrore.

/S. H   /NOA.al