Transmetuar më 26-11-2020, 16:41

Laura Pausini ka dalë kundër shumicës apo të gjithëve për vdekjen e Diego Armando Maradona.

Këngëtarja nga Roma, në fakt, nënvizoi se si lajmi i vdekjes së ish-kampionit Argjentinas ka errësuar plotësisht opinionin publik ditën, që pati një vlerë të fortë simbolike si 25 nëntori.

Bëhet fjalë për Ditën e Dhunës ndaj Grave. Duket se askush nuk foli për këtë ditë, as në Itali dhe as në Europë, pas lajmit që pushtoi mediat për vdekjen e Maradonës.

Dihet se çfarë impakti ka futbolli dhe sidoemos një emër si Diego Armando Maradona që ndikoi tek masat, aq sa u krahasua me një perëndi.

Maradona në fakt konsiderohet bashkë me Pele, një nga dy futbollistët më të mirë të gjithë kohrave. Lajmi për vdekjen e tij pushtoi mediat, dhe tërë opinionin botëror, sidoemos në Europë dhe në Amerikën Latine, ku futbolli zë një hapësirë të rëndësishme në publik.

Kjo ndoshta ka sjellë zhgënjimin e artistëve apo edhe të pjesës tjetër të opinionit publik, që nuk kanë pasur interesin e duhur për futbollin, për shkak të vëmendjes që mori lajmi i vdekjes së  Maradonës./a.m/NOA.al