Transmetuar më 26-11-2020, 18:52

Një deputet grek ka debatuar me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, për vonesën e hetimeve mbi vrasjen e Kostandinos Kacifas nga RENEA, dy vite më parë, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ai i tha se autoritetet shqiptare po pengojnë hetimin.

Madje bëri thirrje që Shqipërisë t’i bllokohen negociatat.

"Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë së penguari dhe duhet të të na sqarojnë për kushtet se si u vra Kacifas”,  tha Maximos Harakopulos, deputeti i partisë në pushtet, si dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike dhe Rendin Publik.

– “Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës”.

– “Tirana duhet të kuptojë që procesi i tyre i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke”, shkruan,

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek, i është përgjigjur se që prej tetorit të vitit 2018 po e ndjek çështjen dhe pranoi se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit.

“Në të gjitha kontaktet tona ne kemi theksuar se procesi i hetimit për vrasjen e Kacifas duhet të përfundojë menjëherë. Ky është një kusht i domosdoshëm për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona, pasi ka prekur pakicat greke",- shkruan Dendias.

Sipas dëshmive në ngjarje, Kacifas nuk pranoi të dorëzonte armën dhe kur qëlloi me armë drejt policisë, u vra nga RENEA./a.m/NOA.al