Transmetuar më 27-11-2020, 15:17

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se kanë rezultuar 764 raste të reja me koronavirus dhe 12 qytetarë nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Ndërkohë, që gjithsej janë testuar 1.827 persona të dyshuar me koronavirus.

Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 37.792 nga 139.699 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe deri tani numërohen 975 raste vdekjesh që nga nisja e pandemisë. /e.a/no.al/