Transmetuar më 27-11-2020, 15:24

Publicisti dhe politkani  kosovar Veton Surroi nuk do të mbajë titullin “ Nderi i Qarkut Kukës”, të cilit i ishte dhënë nga Këshilli i Qarkut Kukës, në vitin 2015.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Qarkut Kukës, këtë të premte.

Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë si rrjedhojë e kërkesës drejtuar Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit ,të cilët sipas Domit kanë paraqitur edhe argumentet përkatës.

Veton Surroi i doli në mbrojtje edhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pak ditë dhe vendimi vjen tani, ndoshta edhe si shenjë "hakmarrjeje" ndaj tij, pasi dihet që Bashkinë e Kukësit e drejton aktualisht PS-ja.

Gjithsesi, për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Qarkut heqja e titullit është më së e arsyeshme për shkak të fushatës mediatike dhe politike që Veton Surroi po bën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ai po bën fushat politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë”, shprehet Gjici.

Në vitin 2015 me propozim te Klubit letrar “Anton Pashku”, Kukës, vlerësoi personalitetin e njohur, Veton Surroi, me titullin e lartë “Nderi i Qarkut Kukës” me motivin “Për kontribut të veçantë në fushën mediale dhe politike gjatë krizës së vitit 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Kujtojmë se Veton Surroi ka deklaruar se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare, por një pakicë politike./a.m/NOA.al