Transmetuar më 28-11-2020, 10:28

Britania e Madhe është duke u përgatitur për të marrë vaksinat e para të  Pfizer/Biotech deri më datë 7 dhjetor. Në muajin e fundit të këtij viti do të nisë edhe vaksinimi i popullatës, çka e bën Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që nis një fushatë të tillë.

Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave Pfizer, deri të hënën, 7 dhjetor.

Miratimi i vaksinës pritet të jepet në javën e ardhshme.

Mediat raportojnë se spitalet janë duke u përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara.

Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet edhe pse më herët ishte njoftuar për fillimin e vaksinimit në azile.

Sipas “Guardian”, përbërja kimike e kësaj vaksine kërkon, siç pretendojnë ekspertët, një numër të kufizuar lëvizjesh.

Ata që jetojnë në njësitë e lartpërmendura ose mbi moshën 80 vjeç pritet të marrin vaksinën e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca, e cila gjithashtu pritet të marrë autorizimin për përdorim në popullatë./a.m/NOA.al