Transmetuar më 28-11-2020, 18:24

Situata e koronavirusit në vendin tonë, dhe kudo tjetër ka ndikuar jo vetëm në shëndetin e të sëmurëve, por edhe atyre që ende nuk janë prekur nga covid-19.

Nga frika që vjen si pasojë edhe e mosinformimit, e keqinformimit, shumë persona deklarojnë që nëse preken, nuk do shkojnë kurrë në spitale.

Madje ka shumë që edhe kur infektohen, ngurojnë të marrin trajtim në spital.

“Po shkove atje vdes”, dëgjohën shumësyresh njerëz që marrin shkas dhe nga vetëvrasjet e pacientëve në spitalet tona”.

Mirëpo të shumta janë edhe eksperiencat, që më shumë se sa pozitive cilësohen si reale.

Eli Agaj thotë se edhe ajo ishte pjesë e personave që kanë nguruar të shkojnë në spital, por pasi shkoi atje dhe u kurua për 12 ditë, pa me sy një realitet tjetër, ndryshe nga ai që manifestohet nëpër kafene dhe rrugët e qytetit.

Ajo tregon se te ‘Shefqet Ndroqi’ është përballur me shërbimin, buzëqeshjen dhe kujdesin e mjekëve pa të cilët nuk do të bënte dot.

Politikanëve dhe atyre që kanë sulmuar me fjalë denigruese, Agaj i bën thirrje të stepen, pasi kur të shkojnë vetë në spital, nuk do e meritojnë respektin dhe kujdesin e bluzave të bardha.

/S. H   /NOA.al