Transmetuar më 29-11-2020, 09:02

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur që në ditën përkujtimore të 76-vjetorit të Çlirimit, ta nisë me një shprehje të heroit të popullit, Qemal Stafa.

“E vjetra shembet, Kohët ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, shkruhet në foton e postuar nga Rama.

Qemal Stafa ka qenë një nga themeluesit e grupit komunist të qytetit të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë më 8 nëntor 1941, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve.

Ai ishte një komunist idealist, gjë për të cilën u dënua me burg gjatë regjimit të Zogut për të dalë kur u hapën burgjet, më 7 prill 1939. /e.a/noa.al/