Transmetuar më 29-11-2020, 11:05

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se kryeministri Rama ka bërë një gafë që herët në mëngjes, në një postim të tij për 76-vjetorin e Çlirimit të vendit, duke publikuar vargjet e Qemal Stafës. “E vjetra shembet, kohët ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, shkruhet në foton e postuar nga Rama.

Paloka shkruan në rrjetet sociale se kryeministri Rama e ka bërë citimin nisur nga një film i kohës së komunizmit, ku Qemal Stafa në fakt po citon veprën e famshme Wilhelm Tel të Friedrich Schilller.

"Nuk ka faj Elisa, që Don Kishotin e shpalli vepër të “folklorit shqiptar”…”skënderbeu” i saj (më i dituri dhe i lexuari i “rilindasve” ) e dijka që “Vilhelm Telin” e paska shkruajtur Qemal Stafa…Hajde merru me Gjicin pastaj…

Kështu ndodh kur dhe “historinë” e mëson nga filmat e Kinostudios “Shqipëria e re”. Se sa për histori arti e histori letërsie, që lideri i gjithëditur i ka bërë në shkollën e lartë…shih e shkruaj!", – shkruan Paloka. /e.a/noa.al/