Transmetuar më 29-11-2020, 13:39

Pavarësisht nga situata e pandemisë, duke mos respektuar as rregullat anti-Covid, ndonëse një pjesë e tyre mbante maskë, veteranët dhe komunistët kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në kujtim të të rënëve në 76-vjetorin e ditës së Çlirimit.

Ashtu si çdo vit, me parulla në duar dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, veteranët e luftës dhe përfaqësuesit e Partisë Komuniste ishin sot në në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Me foto të diktatorit Hoxha e pankarta në duar, ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve. /e.a/noa.al/