Transmetuar më 29-11-2020, 15:19

Vijon gjithnjë e më shqetësuese situata e pandemisë në Kosovë. Brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid 19, kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që janë regjistruar edhe 626 raste të reja, në 1.505 testime të kryera gjithsej.

Ndërkohë, 673 pacientë janë shëruar nga virusi i rrezikshëm, ndërsa numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 24,427.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë. /e.a/noa.al/