Transmetuar më 29-11-2020, 18:25

Në muajt e fundit të pandemisë, shumë ekspertë kanë këshilluar njerëzit të marrin suplemente të vitaminës D pasi shkencëtarët zbuluan se mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga COVID-19.

Tani, autoritetet e Britanisë së Madhe kanë vendosur të ofrojnë pilula falas të vitaminës D gjatë sezonit të dimrit për më shumë se 2.5 milionë njerëz.

Vitamina D ndihmon për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm dhe shumë njerëz e kanë përdorur për vite pasi shumë mjekë rekomandojnë marrjen e saj.

Tani, zyrtarët britanikë thanë se shtesa e vitaminës do t’u shpërndahet njerëzve që janë jashtëzakonisht të prekshëm klinikisht.

Sipas zyrtarëve të kujdesit shëndetësor, zakonisht gjatë sezonit të dimrit, të gjithë duhet të marrin 10 mikrogramë të vitaminës D në ditë.

Por këtë vit, sipas ekspertëve, është më e rëndësishme për shkak të pandemisë koronavirus e cila prek disa pjesë të trupit si dhe sistemin e imunitetit.

/S. H   /NOA.al