Transmetuar më 30-11-2020, 10:14

Këngëtari i famshëm grek, Notis Stefanakis është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme. Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin që lidh qendrën e Athinës me zonën bregdetare Vuliagmeni, në momentin që u ndalua nga një patrullë policie, e cila po kryente kontrolle për masat anti-Covid.

Pasi u ndalua, policët konstatuan një sjellje të çuditshme të këngëtarit të famshëm, ndaj dhe vendosën të kontrollojnë mjetin.

Në çantën e tij u gjet një pistoletë, të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen raciste dhe antisemite, e mbante pa leje, si dhe një sasi lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Për mbajtjen e armës, ai i justifikua duke thënë: "Armën e mbaj me vete për vetëmbrojtje, ndërsa leja nuk ishte rinovuar për shkak të Covid 19.”

Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek kishte përdorur sasi të lëndës narkotike.

Pas zbulimit të sasisë drogë dhe armës , këngëtari ishte plotësisht bashkëpunues dhe nuk tregoi ndonjë rezistencë ndaj policisë.

Kundër tij u ngrit një çështje për posedim të drogës dhe armëmbajtje pa leje dhe sot ai do të dalë gjykatës për masën e sigurisë.

Notis Sfakianakis është gjendur shpesh herë në qendër të kritikave për sjelljet e tij raciste dhe ksenofobe.

Ai ka fyer të huajt që jetojnë në vend dhe është shprehur pro organizatës kriminale "Agimi i Artë", deklaratë të cilën pak më vonë e tërhoqi. /e.a/noa.al/