Transmetuar më 30-11-2020, 10:46

Komisioni i BE-së, sipas mediave ndërkombëtare, është gati të lëshojë një seri udhëzimesh për t’u marrë në konsideratë në prag të Krishtlindjeve, për të shmangur valën e tretë të epidemisë Covid.

Ndër këshillat që gjenden janë: numri maksimal i pjesëmarrësve në darkat familjare, zgjatja e pushimeve të Krishtlindjeve për shkollën dhe zgjatja e kufizimeve deri në janar, ftesa për vendet anëtare për të gjetur një marrëveshje për hapjen e sportit të skive, shërbime fetare jo të rekomanduara dhe në rast të hapjes së kishave të ndalohen meshat (përveç distancimit dhe masave të tjera të njohura të sigurisë).

Në disa vende europiane, në prag të Krishtlindjeve, ka pasur një zbutje të masave kufizuese, si në Francë, Itali, Irlandë dhe Belgjikë. /e.a/noa.al/