Transmetuar më 30-11-2020, 10:59

Sulmi ndaj shkencëtarit bërthamor iranian në Teheran zgjati vetëm tre minuta, falë një mitralozi me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët e lartë iranianë fajësojnë Izraelin, ku lideri suprem Ayatollah Seyyed Ali Khamenei dhe të tjerët kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili ishte shkencëtari kryesor bërthamor i vendit.

Një raport i botuar të dielën nga ‘Fars News’, tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij të premten në një makinë “të papërshkueshme” nga plumbat, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba, po godisnin një automjet dhe ai doli nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur.

Kur zbriti nga automjeti, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një makinë "Nissan", që ishte e ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh.

Fakhrizadeh u qëllua të paktën tri herë me gjithë truprojën e tij. Pas të shtënave me armë, mjeti "Nissan" shpërtheu, duke bërë që sulmi të zgjaste vetëm tre minuta. /e.a/noa.al/