Transmetuar më 30-11-2020, 17:33

Një seri mrekullish mbi evolucionin në Tokë krijuan njerëzimin, jeta vështirë të ekzistojë diku tjetër në univers, thonë shkencëtarët

Studiuesit e Oksfordit përmes një studimi pëshkruajnë hapat e ndryshëm evolucionarë drejt ekzistencës njerëzore.

Statistikat thonë se evolucioni i jetës inteligjente është ‘jashtëzakonisht i rrallë’, dhe se civilizimet e ngjashme me njerëzit nuk kanë shumë të ngjarë të ekzistojnë në planetët e tjerë.

Në një studim të fundit, studiuesit e Oksfordit teorizojnë se, që jeta të evoluojë në të njëjtën mënyrë diku tjetër në univers, do të duhej më shumë se e gjithë jetëgjatësia e parashikuar e Tokës.

Evolucioni në Tokë nga “Big Bang” deri në ditët e tanishme ka përfshirë një seri të atyre që studiuesit i quajnë ‘tranzicione evolucionare’, që kanë ndodhur rastësisht.

Këto përfshijnë shfaqjen e jetës primitive nga materia jo e gjallë (e njohur si abiogjeneza) dhe jeta eukariote (qelizat që kanë një bërthamë të mbyllur), evolucionin e riprodhimit seksual, shumëqelizorët, deri te vetë inteligjenca.

Nëse jeta inteligjente ekziston në planetët e tjerë, do të duhej të kishte kaluar një seri tranzicionesh të krahasueshme evolucionare.

Jeta inteligjente në Univers është jashtëzakonisht e rrallë, duke supozuar se jeta inteligjente diku tjetër kërkon kalime analoge evolucionare, thonë shkencëtarët.

Shfaqja e jetës primitive nga materia jo e gjallë datom midis 3.5 miliardë dhe 4.1 miliardë vjet më parë.

Shfaqja e qelizave eukariote (ato me qeliza që kanë një bërthamë të mbyllur) rreth 1.8 miliardë vjet më parë.

Shfaqja e qelizave mashkullore dhe femërore, siç tregohet nga fosilet e algave të kuqe rreth 1.2 miliardë vjet më parë.

Shfaqja e organizmave të përbërë nga më shumë se një qelizë rreth 1 miliard vjet më parë.

Evolucioni i jetës së njeriut nga paraardhësit e mëparshëm si majmunët rreth 200,000 vjet më parë.

Veprat artistike apo dëshmitë më të vjetra të ekzistencës së njeriut, të zbuluara në shpella, datojnë rreth 80,000 vjet më parë.

Studimet thonë se njeriu  filloi të komunikonte përmes gjuhës së folur ndërmjet 50,000 dhe 150,000 viteve  më parë.

“U deshën afërsisht 4,5 miliardë vjet që një seri tranzicionesh evolucionare që rezultuan në jetë inteligjente të shpaloseshin në Tokë’, – thonë ekspertët, nga Instituti i Ardhmërisë së Njerëzimit të Universitetit të Oksfordit.

“Në një miliard vitet e tjera, shkëlqimi i Diellit do ta bëjë Tokën të pabanueshme për jetën.”

“Nga ana tjetër, kjo sugjeron që jeta inteligjente ka të ngjarë të jetë jashtëzakonisht e rrallë.”

Studiuesit përdorën një teknikë të veçantë statistikore të quajtur ‘analiza Bayesian’ për të përcaktuar probabilitetin e ngjarjeve në historinë e Tokës – një ‘zinxhir i tranzicioneve të shumta evolucionare’ – që ndodhin diku tjetër./a.m/NOA.al