Transmetuar më 03-12-2020, 17:48

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka biseduar sot me ish-zvministren e Rendit, Romina Kuko, si dhe me këngëtaren e njohur, Anxhela Peristeri, për të rinjtë.

Veliaj nuk e fshehu kënaqësinë e bisedës me ta.

“Kënaqësi të bisedoja, së bashku me Romina Kukon dhe Anxhela Peristerin, me të rinjtë për projektet e reja dhe investimet më me rëndësi që po bëjmë dhe do të bëjmë për infrastrukturën në arsim”, – theksoi Erion Veliaj.

“Në një vit po ndërtojmë më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet”.

“Për të ardhmen e tyre, për të mirën e vendit”,  tha Veliaj gjatë bisedës me Romina Kukon dhe Anxhela Peristerin, për të rinjtë. /a.m/NOA.al