Transmetuar më 03-12-2020, 18:09

Edhe gazetarja Fiori Dardha është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Instagram.

Fiori Dardha tha se nuk do të jetë për disa kohë në ekran.

Në mesazhin e saj, gazetarja  bën thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në këtë kohë.

“Ndonëse kam treguar një kujdes të jashtëzakonshëm dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maskë , covid-it nuk i shpëtova dot! “, – tha ajo.

Ajo u shpreh se e ka mbajtur maskën gjatë gjithë kohës, por u uinfektuar, megjithatë u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga ky virus.

Postimi i plotë i Fiori Dardhës:

Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske , covidit nuk i shpetova dot!

Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem “BOOM”, por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim #GOCAT ✔️

Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar.

Rozana Radi dhe Erion Korini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.

Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do te me mungoje edhe keto dite!

Rozi & Erion, ju vaftë mbarë!

Kujdesuni per veten!

Sherim te shpejte per te gjitha ata (qe si une), po perballen me Covid – 19!

Me kujdesin e perkushtim e mjekeve dhe ndihmen e Zotit, do ia dalim!

Forca!

/a.m/NOA.al