Transmetuar më 03-12-2020, 19:17

Një ngjarje e paprecedentë ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës, me pasojë plagosjen e një të riu shqiptar.

Ngjarja ndodhi në sheshin Omonia të kryeqytetit grek, një zonë shumë e populluar nga shqiptarët dhe emigrantë të tjerë, raporton noa.al.

Në këtë shesh, një patrullë policore kishte ndaluar për kontroll rutinë, dy persona, shqiptarë.

Në këto momente, afrohet tek ta, një emigrant 37 vjeçar, i cili i sulet një prej shqiptarëve, 34 vjeç dhe e plagos me thikë.

Menjëherë më pas, vrapon për ti shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore.

Sulmi me thikë u pasua me ndjekje policore. Por autori, në arrati e sipër u ndal dhe iu kthye policëve duke hapur zjarr me armë, pa shkaktuar viktima.

Më vonë, nuk bëri më rezistencë dhe u vu në pranga. Policia tha se autori ishte një emigrant 37 vjeçar nga Egjipti.

Deri tani është e paqartë pse ndodhi ky krim i dyfishtë. /noa.al/