Transmetuar më 04-12-2020, 16:02

Pak orë pas vdekjes së 61-vjeçarit nga Gjakova, i cili shkoi me një vajzë të re në një motel, mediat kosovare raportojnë se ai është shtetasi me inicialet Gj.B.

I ndjeri ishte punonjës në Komunën e Gjakovës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Gjakovës ka bërë të ditur se së bashku me 61-vjeçarin ishte një 21-vjeçare nga Kosova.

Ajo kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi pa gjendjen e tij, kishte lajmëruar policinë. Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i moshuari ishte pa shenja jete.

Sipas mjekut që shkoi në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.

Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për ekspertisë mjeko ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore./a.m/NOA.al