Transmetuar më 05-12-2020, 11:50

Këngëtarja Aurela Gaçe, ka vendosur sot që të lërë pak menjëanë modestinë.

Ajo ka bërë publike një mesazh që i ka dërgur kolegia e saj nga Kosova, këngëtarja tjetër e mirënjohur, Adelina Ismajli.

“Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua”, – ka qenë mesazhi që i ka dërguar Adelina, të cilën Aurela e ndau shoqëruar edhe me një foto krah saj.

Më fakt, ato janë dy nga këngëtaret dhe artistet me të pëlqyera shqiptare pas viteve ’90.

Adelina dhe Auela kanë arritur aq shumë në karrierë, saqë mes tyre nuk ka vend për xhelozi. Prandaj kanë edhe të drejtën t’i bëjnë komplimente të tilla njëra-tjetrës./a.m/NOA.al