Transmetuar më 05-12-2020, 12:00

Shkodra ka humbur një tjetër personalitet të artit dhe muzikës.

Ndahet nga jeta në moshën 63 vjeçare muzikanti Sokol Marku, ish drejtori i shkolles së muzikës “Prenk Jakova”.

Marku që prej fillimit të muajit nëntor ishte i shtruar për kurim në Stamboll nga Covid 19.

Mësohet se prej rreth 2 javësh, ai ishte në intubim.

Ndersa sot miku dhe kolegu i tij Gjon Shllaku ka bërë të ditur lajmin e trishtë.

Përmes një postimi me dy vargje në rrjetet sociale, Gjon Shllaku, shkroi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër:

"𝘕𝘢𝘵𝘦̈𝘯 𝘦 𝘦𝘮𝘯𝘪𝘵 𝘵𝘢𝘯𝘥 𝘶 𝘯𝘥𝘢𝘷𝘦 𝘯𝘨𝘢 𝘬𝘫𝘰 𝘫𝘦𝘵𝘦̈,

𝘴𝘩𝘰𝘬 𝘦 𝘮𝘪𝘬 𝘪 𝘱𝘢𝘩𝘢𝘳𝘳𝘶𝘦𝘴𝘩𝘦̈𝘮 𝘚𝘰𝘬𝘰𝘭 𝘔𝘢𝘳𝘬𝘶."

/a.m/NOA.al