Transmetuar më 05-12-2020, 14:55

Pas FMN, edhe Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë.

Vendi ynë renditet sërish me vlerësimin “B1” , pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.

Pra, vlerësohet një pozicionim i qëndrueshëm i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë në raport evidentohen disa risqe, që vijnë nga borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin negativ në parametrat fiskalë, por thekson se vendi ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal dhe ka marr masa ligjore me parashikimet në Ligjin Organik të Buxhetit, për disiplinimin e deficitit në vitet zgjedhore.

Në vlerësimin e saj të fundit, Agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%.

Pak ditë raporti i FMN ishte edhe më i detajuar, por më pak optimist, pasi vlerësohej se pandemia dhe koronavirusi e kishin dëmtuar rëndë ekonominë tonë./a.m/NOA.al