Transmetuar më 06-12-2020, 18:20

Deputeti Halit Valteri i është përgjigjur pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë i martuar, cilën nga tre politikanet shqiptare do të preferonte që të dilte në një takim.

Deputetit i opozitës parlamentare Halit Valteri, dha disa opsione, se cilën nga politikanet shqiptare do të preferonte të dilte në një takim.

Mes tyre ishte edhe Grida Duma, ish-deputetja demokrate, që vlerësohet gjerësisht si një ndër më simpatiket në politikë, por Valteri tha se me të nuk do të dilte në një takim, pasi kanë “konflikt interesi”.

Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ai tha se do të refuzonte ta takonte edhe për një kafe, por nuk dha ndonjë arsye specifike. Në fakt, ai ka qenë kritik ndaj LSI, gjatë kohës që ka qëndruar në Kuvend.

Mes emrave të propozuar deputeti i opozitës parlamentare, çuditërisht zgjodhi ministren dhe kolegen e tij socialiste, Elisa Spiropali.

Valteri tha fjalët më të mirë për Spiroalin: Ajo është shumë simpatike.

Deputeti ishte i ftuar në emisionin "Shiko Kush Luan", kur u pyet se nëse nuk do të kishe qenë i martuar me cilat nga politikanet shqiptare do të dilje për një “dating”. /a.m/NOA.al