Transmetuar më 06-12-2020, 18:47

Pasditja e sotme në Ersekë, bashkia që drejtohet nga Erion Isai, shënoi një incident të lehtë.

Ka mjaftuar një erë, që nuk ishte edhe aq e fortë, por e mjaftueshme për të rrëzuar pemën dekorative të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

Fatmirësisht kur është rrëzuar pema e vendosur nga bashkia, nuk ka pasur fëmijë duke luajtur aty pranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, punonjësit e bashkisë janë afruar menjëherë dhe kanë nisur punën për ngritjen e pemës.

Kujtojmë se bredhi u rrëzua edhe në sheshin "Skënderbej" një vit më parë.

Ndërkohë,  moti këtë javë nuk premton dhe erërat mund të jenë edhe më të forta./a.m/NOA.al