Transmetuar më 06-12-2020, 22:23

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00,  në shtëpinë e të ndjerit në rrugën “Josip Rela”, në Prishtinë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth orës 18:00 është marrë informata dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Mbështetur në këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe informacionet e marra nga dëshmitarët, të gjitha sugjerojnë për dyshimet që viktima një mashkull 23 vjeç të jetë vet varur. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës në rrugën “Josip Rela” – Prishtinë Në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë forenzike të policisë, specialist për trajtimin e rasteve të tilla si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht po trajtohen të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen për ndriçimin e plotë të saj”./noa.al/