Profesori izraelit shokon: Alienët ekzistojnë, Trumpi e dinte!
Transmetuar më 08-12-2020, 12:45

A ka kontaktuar Izraeli ndonjëherë me alienët? Sipas gjeneralit në pension izraelit dhe profesorit aktual, Haim Eshed, përgjigjja është ‘po’, por kjo është mbajtur e fshehtë, sepse "njerëzimi nuk është gati".

Sipas tij, ata komunikojnë vetëm me qeveritë e SHBA-ve dhe Izraelit. Trump e zbuloi këtë dhe donte t’i tregonte të gjithëve, por më pas u bind që të heshtë.

Kjo “Federatë Galaktike” me sa duket ka qenë në kontakt me Izraelin dhe SHBA-të për vite me radhë, por po e mbajnë sekret për të parandaluar histerinë, deri në momentin që njerëzimi të jetë i gatshëm për takim, raporton "Jerusalem Post".

Eshed, i cili shërbeu si shef i programit të sigurisë hapësinore të Izraelit për gati 30 vjet, fitues i trefishtë i Çmimit të Sigurisë së Izraelit , shpjegoi se Izraeli dhe SHBA. kanë bashkëpunuar me të “huajt” prej vitesh.

Me të “huajt” Eshed nuk i referohet emigrantëve. Përkundrazi ai i referohet një “Federate Galaktike”.

Ish-shefi i sigurimit hapësinor , që tani është 87 vjeç dha përshkrime të mëtejshme saktësisht se çfarë lloj marrëveshjesh janë bërë midis “të huajve” dhe SHBA-ve.

Sipas tij, ato janë bërë, sepse ata dëshirojnë të hulumtojnë dhe kuptojnë “strukturën e universit”. Ky bashkëpunim përfshin një bazë të fshehtë nëntokësore në Mars, ku ka përfaqësues amerikanë dhe të huaj.

Nëse është e vërtetë, kjo do të përkojë me krijimin e një Force të re Hapësinore. Por Eshed insiston që Trump është në dijeni dhe ishte i gatshëm të fliste publikisht për të , por "Federata Galaktike" e ndaloi me arsyetimin se “duhet parandaluar histeria masive e njerëzimit”, sepse “njerëzit duhet të evoluojnë ende për të kuptuar se çfarë është hapësira dhe anijet kozmike”, shkruan "The Jerusalem Post".

Ai shtoi se “sot, ata tashmë po flasin ndryshe. Unë nuk kam asgjë për të humbur. Unë kam marrë gradat dhe çmimet e mia. Unë jam i respektuar në universitetet jashtë vendit, ku tendenca gjithashtu po ndryshon".

Megjithatë, është e paqartë nëse ekziston ndonjë provë që mund të mbështesë pretendimet e profesorit izraelit. /e.a/noa.al/