Transmetuar më 08-12-2020, 20:11

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:45, në afërsi të fshatit Mazgit.

Dy automjete janë përfshirë në aksident dhe si pasojë, 2 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmi është konfirmuar për mediat edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth ores 18:45, Policia ka pranuar informaten per nje aksident trafiku afer Mazgitit. Njesitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes, dhe sipas informacioneve fillestare dy automjete jane perfshire ne aksident dhe dy persona vërehet se kene marr lendime trupore. Jane njoftuar edhe ekipet e emergjences dhe zjarrfiksat per te asistuar ne vendin e ngjarjes. Tafiku rajonal i Prishtines eshte ne lokacion duke u marr me rastin, per te sqaruar rethanat dhe identifikuar shkaktarin e aksidentit”./noa.al/