Transmetuar më 09-12-2020, 18:03

Nuk ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike !

Ai nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën.

Sot jam kundër turmës që linçon dhe ulëret, ku shumica (sidomos ajo qe me dorë polici vrau 4 vetë ne 21 janar) ka arsye politike jo morale në këtë histori.

Duhen ndarë sot, tragjedia dhe dhimbja nga politika. Këto tragjedi dhe raste fatkeqe ndodhin në Greqi, Itali Francë por nuk përbëjnë fenomen as në Shqipëri.

Të gjithë policët janë prindër, dhe kjo që ndodhi iu dhëmb, i turpëron dhe ju ul kokën dhe atyre, por faji nuk është kolektiv, faji është personal.

Eshtë e dhimbshme deri në shpirt humbja e jetës të të riut shqiptar, por ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur.

Politika, media dhe portalet gjakatare po shkatërrojnë imunitetin psiqik moral dhe shpirtëror të shqiptarëve … rrallë kund gjen si këto këtu.

Nuk kanë shpirt e dhëmbsuri, ato nuk udheheqin drejt ekuilibrave, analizave, meditimeve dhe te vertetave…

Sot jam nje nene e trishtuar, por urrejtjen e mbaj larg… urrejtja i shton tragjedite kurre nuk i sheron !!!

Shënim i NOA: Qëndrimet e autores janë personale