Transmetuar më 09-12-2020, 21:01

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30 në Shajkovc të Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, një i ri 19-vjeçar ka ndërruar jetë ndersa 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 vetura dhe një zetor.

Lajmi është njoftuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B. mashkull, 2001, e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Ahmeti./noa.al/