Transmetuar më 11-12-2020, 08:32

Aktivisti i shoqërisë civile dhe ambientalisti Sazan Guri e ka festuar 64-vjetorin e lindjes në spital, pasi iu desh të bënte një ndërhyrje në zemër.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Guri ka njoftuar se operacioni doli me sukses dhe se ndihet shumë i gëzuar që infermierët ishin aty për ta uruar.

"Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi pritën sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64-vjetorin dhe unë, siç ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB, po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe atë të daljes mirë nga ndërhyrja në zemër", shkruan Sazan Guri.