Pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, reperi Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit, madje u tha se ai ishte edhe organizatori.
Edhe pse prej dy ditësh në kërkim policor, Stresi sot pasdite ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet një pjesë e një këngë dedikuar mallit të nënës për të birin.
Vargjet në fjalë përshtaten me situatën e krijuar në familjen e Rashës pas vrasjes së të riut.
“Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thërret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,” dëgjohet Stresi në video, teksa publikoi për fansat një pjesë nga kënga e tij e fundit.
Stresi është duke punuar dhe pritet që t’i dedikojë një këngë 25-vjeçarit, i cili u vra nga policia tre ditë më parë, ndoshta si frymëzim për protesta të mëtejshme./a.m/NOA.al
https://www.instagram.com/p/CIq0DlzpJ8h/?utm_source=ig_web_copy_link