Transmetuar më 12-12-2020, 12:56
Mëngjesin e sotëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, Veliaj u prit nga familjarët e 25-vjeçarit të ndjerë në shtëpinë e tyre në Laprakë. Veliaj shkoi për ngushëllim në familjen Rasha, pas kryeministri Edi Rama. Ai i shprehu babait të Klodianit, Qazim Rashës, ngushëllimet për humbjen e jetës së djalit. Ndërkohë në të gjithë vendin kanë shpërthyer protesta, kundër policisë dhe qeverisë, të nxitura nga vrasja e 25 vjeçarit prej një efektivi policie, i cili është arrestuar në pritje të mbylljes së hetimeve. /a.m/NOA.al

Mëngjesin e sotëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, Veliaj u prit nga familjarët e 25-vjeçarit të ndjerë në shtëpinë e tyre në Laprakë.

Veliaj shkoi për ngushëllim në familjen Rasha, pas kryeministri Edi Rama.

Ai i shprehu babait të Klodianit, Qazim Rashës, ngushëllimet për humbjen e jetës së djalit.

Ndërkohë në të gjithë vendin kanë shpërthyer protesta, kundër policisë dhe qeverisë, të nxitura nga vrasja e 25 vjeçarit prej një efektivi policie, i cili është arrestuar në pritje të mbylljes së hetimeve. /a.m/NOA.al