Transmetuar më 12-12-2020, 15:18

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 12 viktima dhe 524 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi zyrtar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive”.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ”, thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. /a.m/NOA,al