Transmetuar më 12-12-2020, 19:17

Një ngjarje shokuese ja tronditur opinionin publik në Rusi ku një i ri akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij dhe vëllanë e saj nëntë-vjeçar, pasi ajo e kishte tradhtuar me një burrë tjetër. 32 vjeçari Akshin Guseinov, nga Armavir, vendosi në një vaksë trupin e përgjakur të së dashurës së tij, 26 vjeçares Viktoria Makarova, dhe më pas shkoi në shtëpinë e saj ku i vrau të vëllanë Dmitry.

Guseinov e vrau të dashurën pasi kjo e fundit i tregoi se shoqërohej me një tjetër burrë të quajtur Jury.

32-vjeçari kishte dërguar më pas videon e vrasjes në një rrjet lajmesh online, ku pranonte dhe krimet.

Ai thoshte se e dashura kishte pranuar “tradhtinë” me personin tjetër dhe se kishte vrarë qëllimisht edhe vëllanë e saj fëmijë.

Para vrasjeve makabre Guseinov zotëronte disa biznese në ndërtim dhe turizëm./noa.al/