Transmetuar më 13-12-2020, 15:01

Çmenduri mbi një avion! Një burrë është arrestuar në  Las Vegas, pasi u ngjit në krahun e një avioni të "Alaska Airlines" në pistën e aeroportit.

Fluturimi 1367 nga Las Vegas në Portland po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar "McCarran", kur piloti vuri re një person që vinte drejt avionit dhe njoftoi kullën e kontrollit.

Burri kishte mundur të kalonte një gardh rrethues dhe u pa nga stafi i aeroportit.

Në imazhet e publikuara në rrjet, burri shihet në këmbë mbi krahun e avionit. Ai u arrestua nga policia dhe u dërgua në një strukturë mjekësore.

Video, e filmuar nga një pasagjer tregon burrin të ulur dhe duke ecur në krah. Ai më pas heq çorapet dhe këpucët para se të përpiqet të ngjitet në krahun e avionit "Boeing 737",në  fundin e përmbysur të krahut të tij.

Ndërsa oficerët e policisë i afrohen burrit, ai rrëshqet poshtë pjesës metalike të krahut dhe bie poshtë në pistë. Aeroplani iu nënshtrua një inspektimi të plotë pas incidentit. /e.a/noa.al/